Vazhdon kërkimi pas aeroplanit të rrëzuar egjiptian

Kajro, 20 maj 2016 (MIA) - Përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e mbetjeve të aeroplanit të kompanisë "Ixhipt Er", i cili dje u rrëzua në pjesën lindore të Detit Mesdhe, vazhdojnë edhe sot, lajmëroi DPA.

Në rajonin në të cilin supozohet se u rrëzua "Erbasi A320" në fluturimin nga Parisi drejt Kajros, rreth 280 kilometra nga brigjet e Egjiptit, gjenden anije greke, franceze, egjiptiane dhe fluturake, të cilat po kërkojnë mbetjet e aeroplanit.

Në Kajro mbrëmë udhëtuan tre përfaqësues të Shërbimit për hulumtime dhe analiza të sigurisë pranë Agjencisë franceze për aviacion civil, si dhe ekspertë teknik të avioprodhuesit "Erbas".

TASS lajmëroi se në Kajro kanë arritur edhe familjarët e 15-të shtetasve francez, të cilët gjenden mes 66 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroplanin egjiptian.

Mbrëmë vonë aviokompania "Ixhipt Er" i ka përgënjeshtruar informatat që paraprakisht vetë i publikoi se ishin gjetur mbetje të aeroplanit të rrëzuar.

"E pranuam se gabuam kur publikuam se janë gjetur mbetje. Atë që e identifikuam si mbetje nuk është pjesë e aeroplanit tonë", deklaroi nënkryetari i "Ixhipt Er", Ahmed Adel për televizionin Si-En-En, duke shtuar se hetimi pas "Erbas"-it, vazhdon.

Paraprakisht mbrëmë Adel publikoi se ekipet e shpëtimit kanë gjetur pjesë të aeroplanit në ujërat e Detit Mesdhe.

Ekspertët amerikanë nga ana e tyre kumtuan se xhirimet satelitore nuk tregojnë se ka pasur shpërthim në aeroplanin e "Ixhipt Er", me çka e hodhën poshtë supozimin se në fluturake ka shpërthyer bombë.

Një ekspert anonim i shërbimeve vëzhguese amerikane megjithatë theksoi se ky është konkludim i parë dhe se ende nuk është përjashtuar asnjë mundësi për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit - defekt, terrorizëm ose gabim i njeriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail