Dhjetë të vrarë gjatë një sulmi me bombë në një paralagje të KabulitKabul, 25 maj 2016 (MIA) - Të paktën 10 persona sot janë vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi të një vetëvrasësi me bombë në paralagjen e kryeqendrës afgane Kabul, transmetoi TASS, duke iu referuar televizionit lokal Tolo njuz.
Sulmi është kryer në vendin Pagman, i cili ndodhet disa kilometra në perëndim të Kabulit.
Vetëvrasësi me bombë e ka hedhur vetën në erë në autobusin që ka transportuar grup juristësh, kumtoi Ministria afgane e Punëve të Brendshme.
Deri në këtë moment askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili në të vërtetë është kryer në ditën kur talebanët zyrtarisht konfirmuan se lideri i tyre mulla Ahtar Mansur është vrarë gjatë një sulmi të aviacionit amerikan. Ata, mes të tjerash, publikuan edhe se trashëguesi i tij do të jetë Hajbatulla Ahunzada.
|