Në kërkimin pas kutive të zeza të aeroplanit egjiptian përfshihen edhe dy firma të huaja

Kajro, 25 maj 2016 (MIA) - Egjipti ka angazhuar dy kompani të huaja, të cilat do të ndihmojnë në kërkimin e kutive të zeza nga aeroplani i kompanisë "Ixhipt Er", i cili javën e kaluar u rrëzua në Detin Mesdhe, kumtoi sot drejtori i aviokompanisë egjiptiane, Safuat Moslem.

Ai tha se ekipet të cilat i kërkojnë kutitë e zeza do të marrin ndihmë nga kompania franceze dhe italiane, të cilat mund të kryejnë hetim në thellësi deri 3.000 metra. Por, Moslem nuk i përmendi emrat e kompanive të huaja.

Paraprakisht, presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi deklaroi se në kërkimin pas kutive të zeza do të përfshihet edhe nëndetëse.

Në kërkimin pas mbetjeve të aeroplanit dhe kutive të zeza marrin pjesë edhe aeroplanë dhe anije nga Britania e Madhe, Franca, SHBA-ja, Greqia dhe Qiproja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail