Hilari Klinton i ka shkelur rregullat e Departamentit të Shtetit

Uashsington, 26 maj 2016 (MIA) - Hetimi i brendshëm, i realizuar në Departamentin e Shtetit amerikan konstaton se Hilari Klinton i ka shkelur rregullat e Ministrisë, së bashku me të tjerët të cilët kanë punuar me të derisa ajo ishte sekreatre e Shtetit, rreth sigurisë së postës elektronike.

Sipas konkluzioneve të hetimit, Klinton nuk u është përmbajtur rregullave për ruajtjen e të dhënave sepse e ka përdorur e-mail adresën e saj personale për nevoja zyrtare, pa marrë aprovim për këtë. 

Hetimi ka zbuluar se bëhet fjalë për "dobësi të gjatë dhe sistematike" rreth ruajtjes së të dhënave.

Në reagimin e parë nga Kalifornia, ku merr pjesë në fushatën për prajmeri zgjedhjet e Partisë Demokratike, në këtë shtet federal, Klinton deklaroi se sjellja e saj nuk dallohet nga ajo e paraardhësve të saj në Departamentin e Shtetit.

Klinton thotë se nuk ka dëshmi për çfarëdo lloj sulmi në serverin e saj (privat) dhe shpjegon se njerëzit nga Departamenti i Shtetit e kanë ditur se ajo e përdor mejlin personal gjatë punës së saj si sekretare e Shtetit.

Hetimi rreth sulmeve në serverin privat, paralajmëroi edhe FBI, por nga Byroja thonë se ende nuk e kanë marrë në pyetje Klintonin rreth kësaj. Ajo përgënjeshtron se materiale të besueshme janë dërguar përmes mejlit privat.

Kundërshtarët dhe kritikët politikë insistojnë se ajo megjithatë nuk ka pasur aprovim formal për përdorimin e serverit privat edhe për qëllime zyrtare, si dhe se me sjelljen e saj në këtë rast sillet se si ajo të jetë mbi ligjet.

Paraqitja e raportit nga hetimi i brendshëm për "rastin meljet" vjen në vetë përfundimin e garës për nominim të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Klinton është kandidati presidencial më i sigurt sepse i nevojiten edhe 83 delegatë, por për të është e rëndësishme fitorja në Kaliforni, prej nga fitohen më shumë delegatë për konventën e partisë, për shkak të këmbënguljes së senatorit Berni Sanders që të mbetet në garën zgjedhore, duke garuar me të, e jo me republikanin Donald Tramp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail