Gjatë të shtënave në një koncert në Nju-Jork vritet një person, ndërsa plagosen tre të tjerë

Nju-Jork, 26 maj 2016 (MIA) - Një person mbrëmë është vrarë gjatë të shtënave në sallën "Irving Plaza" në Nju-Jork, ku repisti Ti Aj duhej të mbante koncert, ndërsa edhe tre të tjerë janë plagosur, publikoi "Njujork tajms".

Të shtënat kanë ndodhur në orën 22:15 në sallën e Menhetënit, në të cilën ka vende për rreth 1.000 vizitorë.

Policia informoi se një burrë 34-vjeçar është plagosur në gjoks, ndërsa një burrë 33-vjeçar është plagosur në pjesën e barkut. Njëri prej tyre më vonë ka ndërruar jetë në spital, por policia nuk saktësoi se kush.

Një grua 26-vjeçare është plagosur në këmbë. I plagosuri i katërt vetë ka kërkuar ndihmë në spital.

Njëri nga dëshmitarët ka deklaruar se repisti duhej të dilte në skenë rreth orës 21 ose 21:30, por ai aspak nuk është paraqitur.

Tani për tani nuk ka të arrestuar në incident, shtojnë mediat amerikane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail