Donald Tusk apeloi për solidaritet global ndaj krizës së refugjatëve

Tokio, 26 maj 2016 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot deklaroi se do të dëshironte që bashkësia botërore të shfaqë solidaritet ndaj krizës së refugjatëve dhe ta pranojë si problem global, transmetojnë mediat britanike.

Tusk, i cili në Japoni merr pjesë në samitin e G-7, deklaroi se nga njerëzit e parë të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale do të kërkojë mbështetje dhe premtime për rritjen e ndihmës globale, që të hasen nevojat urgjente dhe afatgjate të refugjatëve.

"Jemi në dijeni se për shkak të gjeografisë, pjesa më e madhe e obligimeve në lidhje me krizën e refugjatëve merren dhe do të ndërmerren nga Evropa. Nëse ne, G-7, nuk qëndrojmë në krye të përpjekjeve për menaxhimin e kësaj krize, askush nuk do ta bëjë këtë", shtoi kryetari i Këshillit të Evropës.

Tusk deklaratën e dha para fillimit të sotëm të samitit të liderëve të G-7, në të cilin hyjnë Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja, SHBA-ja, Franca dhe Japonia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail