Refugjatë nga zonat nën kontroll të Boko Haramit vdesin nga uria

Abuxha, 23 qershor 2016 (MIA) - Një numër i madh nigerianësh të cilët ikin nga zonat nën kontroll të grupit militant islamik Boko Haram, në qytetin Bama, kanë vdekur nga uria dhe lodhja, njoftoi sot organizata humanitare Mjek pa kufij (MSF).

Sipas informatave të kësaj organizate, afër 200 persona të cilët kanë arritur të ikin, kanë vdekur më vonë në kampin në Bama.

"Bëhet fjalë për një situatë katastrofike humanitare, për të gjithë, rreth 24 mijë njerëz në kamp", deklaroi një përfaqësues i MSF-së, aktivistët e të cilëve tani insistojnë të depërtojnë deri në Bama.

Shumica e njerëzve janë traumatizuar, ndërsa një prej pesë fëmijëve, vuajnë nga joushqyerja akute.

Grupi islamik i cili tashmë shtatë vite lufton me forcat qeveritare, në tentimin të krijojnë "shtet islamik" në Nigerin verilindore, e rregulluar sipas dispozitave të së drejtës së sheriatit, deri tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 20 mijë personave dhe zhvendosje të brendshme të mbi dy milionë nigerianëve.

Armata nigeriane ngriti më shumë operacione masive kundër Boko Haramit, por pjesëtarët e grupit edhe mëtej kryejnë sulme ndaj fshatrave, duke i rrënuar shtëpitë dhe duke shkatërruar pronën e njerëzve.

Vlerësimet e SMF janë se çdo ditë në kampin në Bama vdesin rreth 30 persona si pasojë e urisë dhe sëmundjeve të shkaktuara nga uria dhe lodhja e refugjatëve.

Boko Haram është krijuar në vitin 2002, si grup islamik i cili është kundër arsimit perëndimor në Nigeri. Me operacione ushtarake dhe me sulme terroriste grupi filloi në vitin 2009.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail