Gjykata Supreme e bllokoi planin e Obamës për emigrantët

Uashington, 24 qershor 2016 (MIA) - Gjykata Supreme amerikane e bllokoi propozim-ligjin të cilin e propozoi presidenti Barak Obama, me të cilin miliona emigrantë do të mbroheshin nga dëbimi.

Gjykatësit ishin me mendime të ndara për propozim-ligjin, katër e mbështetën, ndërsa katër votuan kundër, madje për shkak të kësaj mbeti në fuqi aktvendimi i gjykatës më të ulët me të cilën shfuqizohet propozimi.

Obama vendimin e Gjykatës Supreme e vlerësoi si "shumë pikllues për miliona emigrantët të cilët këtu i ndërtuan jetët e tyre", por gjithashtu i paralajmëroi kundërshtarët e tij se nuk do të munden edhe shumë gjatë ta pengojnë realizimin e ëndërrave të emigrantëve.

"Amerikanët në nëntor do të duhet të vendosin se çfarë kanë të rëndësishme dhe kush jemi ne", theksoi Obama, duke aluduar në zgjedhjet presidenciale, në të cilat me siguri do të ballafaqohet kandidatja e demokratëve Hilari Klinton dhe republikani Donald Tramp.

Gjykata Supreme zakonisht ka nëntë anëtarë, por gjykatësi Antonin Skali ndërroi jetë në shkurt, ndërsa Senati refuzoi të votojë për zgjedhje të gjykatësit të Gjykatës së Apelit Merik Gerland, të cilin Obama e propozoi si zëvendësim për Skalin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail