Është e pasigurt se kur do të vazhdojnë negociatat paqësore siriane

Nju-Jork, 30 qershor 2016 (MIA) - I dërguari i KB-së për Sirinë, Stefan de Mistura mbrëmë në Nju-Jork deklaroi se tani për tani është e pasigurt se kur do të mbahet raundi i ardhshëm i negociatave paqësore për zgjidhjen e konfliktit sirian, të cilat udhëhiqen nën mbështetjen e Organizatës botërore.

"Nuk ka kuptim të negociojmë, kur nuk ka kufij për progres", deklaroi Mistura para Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Raundi i fundit i negociatave paqësore midis autoriteteve siriane dhe grupeve kryengritëse të matura u prish nga fundi i prillit, kur forcat qeveritare, të mbështetura nga Aviacioni ushtarak rus, filluan ofensivë në rajonet nën kontrollin e kryengritësve në provincën Alepo.

Në konferencën për shtyp pas seancës së Këshillit të Sigurisë, Mistura theksoi se akoma nuk ka caktuar datë për raundin e ri të negociatave paqësore, i cili sipas planit duhej të mbahej në korrik.

"Qëllimi im mbetet që kjo të ndodh gjatë korrikut, por jo me çdo çmim dhe jo pa kufij të caktuar. Kur organizoni konferencë apo negociata dëshironi të jeni të sigurt se ata kanë mundësi të mira për sukses", potencoi Mastura.

Ai shtoi se nëse dikush dëshiron të mbahen negociata vetëm që të thuhet se ato janë mbajtur, ai mund t'i caktojë "që nesër".

Nga ana tjetër ambasadori i përhershëm britanik në KB, Methju Rajkroft pas seancës së Këshillit të Sigurisë, porositi se tani për tani nuk ka kushte për mbajtjen e raundit të ri të negociatave për zgjidhjen politike të konfliktit në Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail