Fëmija i shpëtuar nga rënojat në Alepo i tronditi shfrytëzuesit e rrjeteve sociale (video)

Bejrud, 18 gusht 2016 (MIA) - Aktivistët e opozitës siriane dje publikuan një video prekëse të një fëmije të vogël, i cili është shpëtuar nga rënojat në Alepo, pas sulmit të fundit ajror, që shumë shpejt u mor dhe u shpërnda nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, transmetuan mediat amerikane.

Xhirimet e fëmijës së lodhur, me një fytyrë të mbuluar me pluhur dhe gjak, i ulur në një karrige ngjyrë portokalli në automjetin e ndihmës së shpejtë, tregon tmerrin e tërë që përjeton ky qytet në Sirinë Veriore, i prekur nga lufta.

Sipas mjekut nga Alepo, djali, Omran Daknesh, është i moshës pesëvjeçare. Ai mbrëmë është dërguar në spitalin "M10" menjëherë pas sulmit ajror ndaj lagjes Katershi, që është nën kontrollin e kryengritësve. Fëmija ka pasur lëndime në kokë, por pa trauma në tru dhe më vonë ëdhtë lëshuar nga spitali.

Mjekët në Alepo përdorin emra të koduar për spitalet, që tregon faktin se ata janë të nënshtruar në sulmet sistematike ajrore nga ana e forcave qeveritare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail