KB: Siria dhe SHI-ja shfrytëzojnë armë kimike

Nju-Jork, 25 gusht 2016 (MIA) - Forcat ushtarake qeveritare siriane në dy raste kanë përdorur gaz helmues, ndërsa Shteti Islamik të paktën njëherë ka shfrytëzuar iperit, qëndron në hetimin e përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për ndalim të armëve kimike (OPCV).

Hetimi, i cili zgjati një vit, potencon mjaft dëshmi se në krahinën veriperëndimore siriane Idlib më 21 prill të vitit 2014, në fshatin Talmenes, dhe më 16 mars të vitit 2015 në qytetin Sarmin, helikopterë të Forcave ajrore ushtarake siriane kanë hedhur raketa të cilat kanë përmbajtur materie helmuese. Në të dy rastet është përdorur klor, theksojnë mediat perëndimore.

Nga ana tjetër megjithatë, "Shteti Islamik ka mundësi të vetme, aftësi, motiv dhe mjete të shfrytëzojnë iperit sulfuri në qytetin Maresa", thuhet mëtej në raport.

Hetimi i KB-së dhe OPCV u miratua unanimisht nga Këshilli i Sigurimit pranë KB-së. Është zbatuar për nëntë raste të sulmeve (në shtatë qytete siriane), për të cilat OPCV, në bazë të hetimit të tij të ndarë, veçmë ka pasur njohuri se janë shfrytëzuar armë kimike.

Në gjashtë prej nëntë rasteve nuk ka përfundim të hetimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail