SHBA-ja e brengosur nga kontrolli i jashtëzakonshëm i gatishmërisë luftarake të armatës ruse

Uashington, 26 gusht 2016 (MIA) - SHBA-ja shpreh shqetësim nga kontrolli i papritur i gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura ruse, transmetuan mediat ruse, duke e cituar kumtesën e Pentagonit.

"E pamë kumtesën e ushtrisë ruse për atë se fillon stërvitje ushtarake të paparalajmëruara. Presim Rusia t'i respektojë të gjitha obligimet dhe premtimet në korniza  të marrëveshjeve të lidhura për kontroll të armatimit dhe masave për besim, dhe  vendeve fqinje t'u sigurojë garanci adekuate dhe transparencë në raport të madhësisë dhe karakterit të këtyre aktiviteteve", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë amerikane të Mbrojtjes Mishell Baldanca.

Sipas saj, "kontrollet e paparalajmëruara të gatishmërisë luftarake në Rusi shpesh herë bëhen para stërvitjeve ushtarake masive, ndërsa në lidhje me trajnimin e planifikuar "Kaukaz-2016" ne me kujdes e ndjekim situatën".

Zëdhënësja gjithashtu shfaqi "brengë të thellë" për dhunën e rritur në Ukrainën Lindore dhe "afërsinë e forcave të armatosura ruse me Ukrainën, me shikim të pjesëmarrjes direkte të Rusisë në konfliktin në Donbas", shënojnë mediat ruse.

Përveç asaj, shtoi ajo, "e dimë gjithashtu se Rusia stërvitjet ushtarake i shfrytëzon për mbulim të transferimit të armëve në Ukrainë", tha Baldanxa.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail