Në sulmin vetëvrasës në Jemen jetëne humbën së paku 60 vetaAden, 29 gusht 2016 (MIA) - Në sulmin vetëvrasës ndaj kampit ushtarak për trajnim në Aden jetën e kanë humbur së paku 60 veta, ndërsa dhjetëra janë lënduar, kumtoi organizata Mjekë pa kufijë.
Sulmuesi me automjet është përplasur në grupin e rekrutëve.
Sulmi është kryer në pjesën veriore të Aden, ku ka pjesëtarë të Rezistencës popullore, forca lokale të cilët e ndihmojnë armatën që t'i dëbojnë Hutët nga kryeqyteti i Jemenit, Sana.
Hutët kanë mbështetjen e Iranit.
Në Jemen ka përleshje pasi Arabia Saudite filloi intervenim ushtarak kundër kryengritësve shiitë hutë.
|