Nuk ka të arrestuar pas shpërthimit në Nju-Jork

Nju-Jork, 19 shtator 2016 (MIA) - Nuk ka të arrestuar në hetimin pas shpërthimit të djeshëm në Nju-Jork edhe pse policia ndaloi komunikacionin në njërën prej urave të qytetit, deklaroi zëdhënësja e FBI-së.

"E ndaluam komunikacionin në urën e qytetit në mënyrë që të bastiset një automjet, por nuk pati bazë për arrestim dhe askush deri më tani nuk është akuzuar", deklaroi Keli Longmeser, zëdhënëse e FBI-së.

Së paku 29 persona u lënduan nga shpërthimi që ndodhi dje në lagjen Çellsi në Menhetën të Nju-Jorkut. Afër bombës që shpërtheu, janë gjetur edhe katër mjete shpërthyese të kurdisura, por vetëm njëra ishte e detonuar, theksuan nga Prokuroria në deklaratën për CNN.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail