Ban Ki-mun: Ardhmëria e Sirisë nuk duhet të varet nga fati i presidentit Asad

Nju-Jork, 20 shtator 2016 (MIA) - Me performansën e operistit italian Andrea Boçeli, në selinë e KB-së në Nju-Jork, u hap debati i përgjithshëm i sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Boçeli këndoi "Nessun Dorma" dhe i detyroi liderët të çohen në këmbë dhe ta nderojnë me duartrokitje, transmeton BTA.

I pari fjalim mbajti sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki -mun, për të cilin ky ishte fjalim lamtumire i debateve të përgjithshme politike, duke e pasur parasysh se mandati i skadon në fund të vitit.

"Ardhmëria e Sirisë nuk duhet të varet nga fati i presidentit Bashar al Asad", theksoi sekretari i përgjithshëm. Ban u bëri thirrje të gjitha shteteve që kanë ndikim ndaj vendeve në konfliktin sirianë, t'i bindin të ndërpresin përleshjet dhe të ulen në tryezën e negociatave.

"Ka kohë që ka ardhur koha e ndryshimeve politike. Pas gjithë asaj dhune në vend dhe menaxhimit joefikas, ardhmëria e Sirisë nuk duhet të varet nga fati i një njeriu", theksoi Ban.

Sekretari i përgjithshëm e akuzoi Qeverinë siriane për vdekjen e shumë civilëve gjatë luftës pesëvjeçare në Siri dhe deklaroi se "patronët më me ndikim, që vazhdojnë ta ushqejnë makinerinë e luftës, gjithashtu i kanë duart me gjak".

"Shumë grupe vranë njerëz të pafajshëm në Siri, por askush nuk vrau aq civilë sa Qeverisë siriane, e cila vazhdon të hedhë bomba në lagjet e banuara dhe në mënyrë sistematike i dhunon mijëra të arrestuar", tha Ban, cituar nga DPA.

"Sot, në këtë sallë, ka përfaqësues të qeverive, që i neglizhuan, lehtësuan, financuan, morën pjesë ose edhe planifikuan dhe bënë krime tek civilët sirianë, nga të gjitha anët në konfliktin sirian", deklaroi Ban.

Ai ashpër e kritikoi sulmin ndaj karvanit humanitar, ku humbën jetën 20 veta dhe autorët i quajti "qyqarë" ndërsa punonjësit humanitarë në Siri "trima".

Në fjalim Ban u përqendrua edhe në konfliktin Palestinë-Izrael, krizën e Ukrainës dhe racizmin.

Për konfliktin Palestinë-Izrael, Ban theksoi se gjasat për zgjidhje të bazuara në të dy shtete, zvogëlohen çdo ditë. Për krizën në Ukrainë Ban tha se ajo ka krijuar rivalitet gjeopolitik, transmeton TASS.

Ai u bëri thirrje liderëve politikë dhe kandidatëve të mos bien pre e qërimeve cinike dhe të rrezikshmetë hesapeve  politike, me qëllim që të fitojnë pikë politike.

Ban deklaroi se refugjatët dhe emigrantët shpesh ballafaqohen me urrejtje dhe theksoi se myslimanët ballafaqohen me mosbesim dhe stereotipa.

Në hapjen e debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të 71-të të Kombeve të Bashkuara, që mbahet prej sot deri më 26 shtator në temën "Qëllime të qëndrueshme zhvillimore: presioni universal për transformimin e botës tonë" mori pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Në mesin e ligjëruesve në hapjen e debatit të përgjithshëm të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të bashkuara, përveç sekretarit të përgjithshëm të KB-së Ban Ki-mun, është edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, presidenti i Francës Fransoa Oland, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kryeministrja e Britanisë Tereza Mej, kryeministri i Kanadasë Xhastin Trudo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail