Ban apeloi deri të palët e involvuara që ta respektojnë armëpushimin

Nju-Jork, 21 shtator 2016 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun në Ditën e sotme botërore të paqes ka apeluar deri te të gjitha palët në luftë që t'i dorëzojnë armët dhe ta respektojnë armëpushimin 12-orësh në mbarë botën.

"Simbolika e ditës pa luftë është përkujtues i rëndësishëm se përleshjet munden dhe duhet të përfundojnë", theksoi Ban.

Në selinë e KB-së sot mbahet dita e dytë e Debatit të përgjithshëm, ndërsa është parashikuar që të mbajnë fjalim, mes të tjerash edhe liderët e Kinës, Afganistanit, i Bashkimit Evropian, i Pakistanit, Japonisë dhe Ukrainës.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të mbajë fjalim para Asamblesë së përgjithshme të KB-së të enjten.

Në ditën e parë të Debatit të përgjithshëm, fokusi i një numri të madh të liderëve, në fjalimin e tyre vjetor ka qenë i orientuar drejt përleshjes në Siri dhe kriza e migrantëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail