Tramp dhe Klinton sot në Long Ajlend do ta kenë debatin e parë presidencial

Uashington, 26 shtator 2016 (MIA) - Kandidatja demokrate për presidente, Hilari Klinton dhe kandidati republikan Donald Tramp përballen sot në orën 21 sipas orës së Amerikës Lindore (nesër në orën 1 sipas Griniçit) në debatin e parë televiziv që do të transmetohet nga Nju-Jorku.

Debati do të mbahet gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale të caktuara për më 8 nëntor.

Mendohet se shikueshmëria do të jetë më e larta e fushatës së deritanishme presidenciale dhe mund të ndikojë në rezultatin e një gare të ngushtë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Debati i parë do të jetë një moment kyç për republikanin Donald Tramp, i cili gjatë këtyre javëve ka ngushtuar diferencën me demokraten Hilari Klinton.

Debati do të mbahet në Universitetin Hofstra, në qytetin Hempsted, në Long Ajeld, një orë nga Nju-Jorku. Ky është vendi klasik për mbajtje të debateve dhe për këtë qëllim është shfrytëzuar në fushatat në vitet 2008 dhe 2012.

"Do ta bëjmë sërish madhështore Amerikën. Do ta bëjmë sërish të sigurtë dhe madhështore! Faleminderit dhe Zoti qoftë me ju", tha Tramp.

Klinton synon të qetësojë mbështetësit e saj dhe të promovojë mesazhin e saj për ngritjen e një ekonomie më gjithëpërfshirëse:

"Të gjithë kemi vlerë. Në Shtetet e Bashkuara, vendin më të mirë në botë, ne besojmë se të gjithë lindin të barabartë", tha ajo.

Debatet mund të ndryshojnë gjithçka, thotë analisti Methju Dalek. "Tashmë sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë se sa mendohej, kështu që debati do të jetë me rëndësi", theksoi ai.

Debatet televizive filluan në vitin 1960 ndërmjet Riçard Niksonit dhe Xhon Kenedi, dhe me kalimin e kohës kanë fituar më shumë peshë.

"Në një vit normal, debatet janë ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz". Të dy kandidatët dolën mirë gjatë debateve të zgjedhjeve paraprake. Por, natyra e paparashikueshme e Trampit përbën një sfidë për Klintonin.

"Donald Trump nuk është aq i disiplinuar sa Hilary Klinton. Nëse e prek diku, ai ka tendencën të reagojë në mënyrë shumë personale", thotë më tej analisti.

Të dy kandidatët vuajnë nga një nivel i lartë mospëlqimi nga votuesit, dhe debati u ofron mundësi, por edhe rreziqe.

"Debati i ofron kandidatit mundësinë të krijojë një përshtypje ndryshe, ose të çimentojë një perceptim negativ".

Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale dhe një përballje ndërmjet kandidatëve për nënpresident, demokratit Tim Kejn dhe republikanit Majk Pensi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail