Sulme të reja ajrore ndaj Alepo

Alepo, 26 shtator 2016 (MIA) - Një pjesë e qytetit sirian Alepo, që është nën kontrollin e kryengritësve, sot përsëri është cak i sulmeve ajrore.

Për shkak të bombardimeve, që filloi të enjten e kaluar, banorët e këtyre pjesëve të qytetit, gjithnjë e më vështirë e kanë qasjen për ushqim dhe për ndihmë mjekësore.

Sipas Qendrës siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, prej javës së kaluar kur edhe filloi ofenziva e forcave qeveritare për marrjen e tërësishme të kontrollit ndaj Alepo, janë vrarë së paku 128 veta, kryesisht civilë.

"Nga mesnata aeroplane siriane dhe ruse kanë kryer "dhjetëra sulme" ndaj lagjeve lindore të qytetit, të cilat janë nën kontrollin e kryengritësve", theksoi Qendra.

Sipas burimit të njëjtë, në disa vende që kanë qenë caqe të sulmeve ka shpërthyer edhe zjarri.

"Në mesin e viktimave ka 20 fëmijë dhe nëntë gra, ndërsa janë plagosur afro 400 veta", theksoi drejtori i Qendrës, Rami Abdel Rahman.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail