Dy ushtarë afganë i vranë 13 kolegë të tyre dhe u arratisën nga baza në Kunduz

Kabul, 27 shtator 2016 (MIA) - Gjatë natës së kaluar në provincën veriore afgane Kunduz janë vrarë 13 ushtarë afganë edhe atë derisa kanë qenë në gjumë, pasi paraprakisht dy kolegë të tyre i kanë helmuar, transmeton DPA.

Një pjesëtar i shërbimeve të sigurisë deklaroi se dy sulmuesit, pasi i kanë vrarë kolegët e tyre, janë arratisur nga baza e vogël në periferi të Kunduzit.

Ministria afgane e Mbrojtjes ka filluar hetimin.

"Dërguam një ekip në rajon që t'i përcaktojë faktet", deklaroi gjeneral Daulat Vazir, zëdhënës i ministrisë.

Përgjegjësinë për sulmin e ndërmorën talebanët, por deklaruan se baza është sulmuar nga luftëtarët e tyre, të cilët i kanë vjedhur të gjitha armët prej saj.

Një këshilltar i guvernatorit të provincës për DPA-në deklaroi se dy ushtarët kanë qenë të lidhur me talebanët.

Ministria e Mbrojtjes, megjithatë, akoma nuk e konfirmoi lidhjen e tyre me grupin e kryengritësve, shton DPA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail