Një kryengritës nga Mali dënohet me nëntë vjet burg për shkak të shkatërrimit të një tempulli antik

Hagë, 27 shtator 2017 (MIA) - Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë e ka dënuar Ahmad al Faki al Mahdi në nëntë vjet burg për shkatërrimin e një tempulli antik afrikan në Timbuktu, Mali.

Gjatë gjykimit, Al Mahdi e ka pranuar veprën penale dhe deklaroi se ka udhëhequr me grupin e kryengritësve të armatosur të cilët në vitin 2012 e kanë shkatërruar mauzoleun historik në Mali, i cili konsiderohej për trashëgimi kulturore botërore.

Gjykata në Hagë gjatë shqiptimit të dënimit kumtoi se i akuzuari Al Mahdi është "penduar për veprën penale" që e ka kryer së bashku me kryengritësit tjerë.

Al Mahdi, i cili është ish mësues fetar, jo vetëm qe e ka udhëhequr grupin që e ka kryer këtë akt kundër trashëgimisë kulturore të Malit, por edhe vet ka marrë pjesë në shkatërrimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail