Ofensivë tokësore e forcave qeveritare siriane në Alepo

Damaskë, 27 shtator 2016 (MIA) - Forcat qeveritare siriane sot filluan ofensivë të madhe tokësore kundër kryengritësve në pjesën lindore të Alepos, kumtoi një përfaqësues i grupeve kryengritëse.

Burimi i njejtë pohoi se forcat qeveritare e kanë filluar ofensivën "në katër fronte" dhe se kjo paraqet deri tani sulm më të madh tokësor nga fillimi i operacionit të armatës siriane kundër kryengritësve, që filloi javën e kaluar.

Nga ana tjetër, një përfaqësues i një formacioni proqeveritar paraushtarak kumtoi se armata siriane ka filluar të përparojë me tanka dhe automjete të blinduara në rajonet e Alepos, nën kontroll të kryengritësve.

Televizioni shtetëror sirian lajmëroi se forcat qeveritare përparojnë drejt bërthamës së vjetër të qytetit të Alepos dhe se deri tani veçmë kanë ndërmarrë kontroll ndaj disa objekteve. Sipas burimit të njejtë, qëllimi kryesor i forcave qeveritare është lagjja Farafra në pjesën qendrore të Alepos.

Ofensiva e sotme tokësore e forcave qeveritare vijoi pas sulmeve ajrore disaditëshe ndaj caqeve të kryengritësve në Alepo, me ç'rast humbën jetën disa dhjetëra persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail