Ndërroi jetë ish-presidenti izraelit Shimon Peres

Tel-Aviv, 28 shtator 2016 - Ish-presidenti dhe kryeministri izraelit, Shimon Peres, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, sot në mëngjes në Tel-Aviv, njoftojnë mediat britanike, duke iu referuar radios izraelite.

Ai ishte shtruar me urgjencë në një spitalin "Tel ha Shomer" në periferi të Tel Avivit para dy javësh, pasi vuante nga ishemia, një sëmundje e ngjashme me atakun kardiak, por që ndodh në qelizat e trurit si pasojë e mosfurnizimit me gjak.

Në janar, ai i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në të njëjtin spital, pasi pësoi një atak kardiak. Që nga 13 shtatori, ai ishte nën kujdes intensiv në "Sheba Medical Center", vendi ku edhe ndërroi jetë.

Politikani veteran izraelit ka mbajtur thuajse çdo post të rëndësishëm zyrtar, që prej themelimit të Izraelit në vitin 1948, si dhe njihet si arkitekti i programit sekret bërthamor të Izraelit.

Ai ka shërbyer dy herë kryeministër, ndërkohë që mbante postin e presidentit në vitet 2007-2014.

Peres ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1994, për rolin e luajtur në negociatat për marrëveshjen e Oslos, ku u arrit paqja me palestinezët një vit përpara vlerësimit. Atë çmim ai e ndau me kryeministrin Jitzhak Rabin, i cili u vra më vonë në atentat, por edhe me udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat.

Pavarësisht moshës së tij të shtyrë, Peres ka mbajtur një agjendë aktive në publik, kryesisht përmes Qendrës "Peres" për Paqen, një organizatë joqeveritare e cila promovon marrëdhënie më të ngushta mes Izraelit dhe Palestinës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail