FMN: Druajtja nga emigrantët i detyroi britanikët të dalin nga BE-ja

Uashington, 28 shtator 2016 (MIA) - FMN-ja vlerësoi se migrimi mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes ekonomike në vendin nikoqir dhe bëri thirrje për integrim të shpejtë të punëtorëve të rinj.

Vërejtja e FMN-së, e përmbledhur në studimin e ri, koincidon me disponimin e fortë antiemigracioni në vendet e perëndimir, pasi kriza globale e refugjatëve arriti në përmasa që nuk janë vërejtur që nga Lufta e Dytë Botërore, trasnmetojnë mediat franceze.

"Migrimet mund ta nxisin tensionin shoqëror dhe të shkaktojnë rezistencë politike në vendet që i pranojnë, por përvoja e deritanishme tregon edhe se ata mund të sigurojnë përparini në kuptimin e rritjes së madhe, të produktivitetit dhe zbutjes së plakjes së popullatës", theksohet në raportin e FMN-së.

Rritje prej një përqind pikë nga ndikimi i migrantëve mes popullatës së rritur në vendin nikoqir në afat të gjatë mund të rezultojë me një rritje prej 2,0 për qind të BPV-së për kokë banori, shkruan më tej në raport.

FMN-ja bëri thirrje për integrim të shpejtë të të sapoardhurve në tregun e  punës, si dhe në sistemin arsimor dhe u angazhua për mbështetje të fillimit të bizneseve të migrantëve, që të parandalohen tensionet dhe presionet sociale që mund të shkaktohen në procesin e absorbimit të popullatës së re të migrantëve.

"Refugjatët kërkojnë kujdes të veçantë. Është kyçe zvogëlimi i kohës së pritjes së azilkërkuesve para se t'u lejohet të punojnë", theksohet në raport.

Sipas vlerësimit të FMN-së, druajtja nga migrantët ndikoi edhe në përcaktimin e votuesve britanik që të vendosin për opcionin për t'u larguar nga Bashkimi Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail