Vendet e "OPEK-ut "në parim" u pajtuan për uljen e prodhimit

Algjeri, 29 shtator 2016 (MIA) - Vendet prodhuese dhe eksportuese të naftës, anëtare të OPEK-ut, në konferencë ministrore në Algjeri, u pajtuan për uljen e prodhimit të naftës së papërpunuar.

Kjo është hera e parë, pas tetë viteve, vendet e kartelit të naftës të dakordohen për një zgjidhje të tillë, pasi prodhuesit e mëdhenj gjetën zgjidhje të pranueshme të përbashkët.

Lajmi për marrëveshjen e arritur për uljen e prodhimit, menjëherë shkaktoi rritje të çmimit të saj për gjashtë për qind në bursat e naftës në Azi, duke arritur çmim prej rreth 49 dollarë për barel.

Në kumtesën e konferencës ministrore në Algjeri thuhet se hollësitë nga marrëveshja e arritur do të zbardhen në takimin formal të OPEK-ut, të paraparë për nëntor të këtij viti.

Tani për tani është bëhet e ditur se prodhimi ditor do të zvogëlohej për 700 mijë barelë. Nga ky vendim është përjashtuar vetëm Irani.

Qeveria në teheran, që paraprakisht paralajmëroi se është kundër uljes së prodhimit, sepse tenton me pompim të përshpejtuar dhe shtiej të naftës, ta nxisë ekonominë e vet e cila vite me radhë, ishte nën sanskionet ndërkombëtare.

Në takimin në Algjeri, vetëm Iranit i është e lejuar ta rrisë prodhimin e vet, pasi Teherani dhe Riadi, paraprakisht, kanë arritur t'i tejkalojnë dallimet e ndërsjella.

Vendimin ei OPEK-ut  e përshëndetën të gjithë prodhuesit e vegjël, si Algjeria dhe Nigeria të cilat kërkuan një zgjidhje të tillë.

Në dy vitet e fundit, çmimi i naftës së papërpunuar u ulë nga ato rekorde 110, nën 40 dollarë, duke shkaktuar probleme buxhetore te më shumë vende prodhuese.

Marrëveshja e tanishme parashikon ulja të arrijë mes 32,5 dhe 33 milionë barelë në ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail