SHBA-ja ndërton bazë në Niger për fluturake pa pilot për luftë me terrorizmin

Uashington, 30 shtator 2016 (MIA) - Ministria amerikane e Mbrojtjes konfirmoi se SHBA-ja ndërton bazë ushtarake në Niger, për pranimin dhe dërgimin e fluturakeve pa pilot (drone).

Baza gjendet në qytetin Agadez, në pjesën qendrore të këtij shteti afrikan, ndërsa Qeveria amerikane i paguan harxhimet për pistën e re, për objektet e tjera infrastrukturore dhe për tërë pajisjet e nevojshme.

Sipas kumtesës së Pentagonit, për ndërtimin e bazës do të harxhohen 50 milionë dollar, por mediat amerikane pohojnë se ndërtimi i bazës do të kushtojë dyfish më shumë.

Amerikanët tashmë janë të pranishëm në bazën në Niamen, kryeqyteti i Nigerit, që e ndajnë bashkë me forcat speciale franceze antiterroriste.

Baza e re, vlerësohet si strategjikisht e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, pasi pozita e saj u mundëson SHBA-së të ketë më shumë mundësi për përdorimin e fluturakeve kundër ekstremistëve islamikë, në Libi, Mali dhe Nigerinë Fqinje.

Ekspertë ushtarakë amerikanë vlerësojnë se baza e re për luftë kundër terrorizmit, në Nigerin qendror paraqet një nga projektet më të rëndësishme ushtarake të SHBA-së në Afrikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail