"Njuzuik": Tramp e ka shkelur embargon e SHBA-së kundër Kubës

Nju-Jork, 30 shtator 2016 (MIA) - Kandidati republikan për president të SHBA-së Donald Tramp përmes një kompanie të saj, e ka shkelur embargon e SHBA-së kundër Kubës, duke mbajtur fshehurazi një biznes në ishullin Karaibe, shkruan javorja "Njuzuvik".

gazeta amerikane pohon se kompania e Tramp ka shpenzuar rreth 70 mijë dollarë në Kubë gjatë vitit 1998.

Gazeta zbulon se kompania ka transferuar para të gatshme në një firmë konsulente, që tërë biznesi të duhet mjaftë i ligjshëm.

Një përfaqësues i fushatës zgjedhore të Tramp nuk i hodhi poshtë tërësisht pretendimet e "Njuzuik", por insistoi se "paratë nuk janë paguar".

Paraprakisht, ende pa u përfshirë në politikë, Tramp ka thënë se ka mundur të bëjë "shumë para" në Kubë, por se ka refuzuar të investojë në "ishullin e kuq".

Kandidatja demokratike Hillari Klinton, e akuzoi kundër-kandidatin e saj në garën zgjedhore, se "interesat e saja personale dhe të biznesit çdoherë i vendos mbi ligjet dhe mbi politikën dhe interesat e SHBA-së".

Ajo deklaroi se është e palejuar që një kandidat presidencial të zbulohet se e ka shkelur ligjin amerikan.

Reagimi i Klinton konsiderohet si përgjigje e saj e akuzës së Tramp dhe i republikanëve për atë se i ka shkelur rregullat e Departamentit amerikan të shtetit duke e shfrytëzuar serverin e saj privat për dërgimin e porosive elektronike zyrtare.

Reagoi edhe senatori republikan me prejardhje kubaneze Marko Rubio, i cili ishte kundër-kandiat i Tramp në fushatën parazgjedhore.

Rubio kërkoi nga Tramp t'i sqarojë zbulimet e javores për të cilat tha se nëse janë të sakta, zbulojnë shkelje të ligjit amerikan.

Republikanët amerikanë të cilët e kanë dënuar ripërtëritjen e marrëdhënieve të SHBA-së me Kubën, gjysmë shekulli ishin ithtarë të fuqishëm të bllokadës tregtare dhe të sanksionimit të shkeljes së tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail