Uragani Methju deri më tani jetën ua mori shtatë personave

Port o Prens, 5 tetor 2016 (MIA) - Shtatë persona e humbën jetën në Haiti dhe në Republikën Dominikane nga uragani Methju, i cili sot pritet ta godasë edhe Kubën.

Qendra amerikane për ndjekjen e uraganeve paralajmëroi se votra e uraganit është duke lëvizur drejt pjesëve lindore të Kubës me shpejtësi të erës prej 220 kilometra në orë.

Ditëve të fundit autoritetet kubaneze evakuuan mbi 300.000 qytetarët nga rajonet e rrezikuara lindore. Në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Para se të drejtohet nga Kuba, Methju, uragan i shkallës së katërt sipas shkallës Safir të Simpsonit, shkaktoi vdekjen e të paktën tre personave dhe dëme të mëdha materiale në Haiti. Jugu i vendit është shkëputur në tërësi. Shkollat do të mbeten të mbyllura deri të hënën, por zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të caktuara për të dielën nuk janë anuluar.

Pas Haitit, Methju e goditi edhe Republikën Dominikane, me ç'rast jetën e humbën katër persona ndërsa dëm iu shkaktua pothuajse 200 vendbanimeve, kumtuan autoritetet lokale.

Uragani është duke lëvizur edhe drejt ishujve Bahame, me ç'rast pritet të shkojë në drejtim të SHBA-së. Autoritetet në Karolinën e Jugut tashmë janë duke zbatuar evakuimin e një milionë banorëve. Fillimisht, guvernatori i këtij shteti federal, Nik Hejli vendosi gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendje e jashtëzakonshme u shpall edhe në disa rajone të caktuara në Xhorxhi dhe Karolinën e Veriut, ndërsa pritet e njëjta të ndodh edhe në Florida.

Methju konsiderohet si uragani më shkatërrues në rajonin e Karaibeve në 10 vitet e fundit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail