Organizatat humanitare paralajmëruan për krizë të re të refugjatëve në Irak

Bagdad, 14 tetor 2016 (MIA) - Në Irak mund të ndodhë krizë e re e refugjatëve, sapo të fillojë ofensiva e planifikuar ndaj strehimoreve të Shtetit Islamik (SHI), Mosul, paralajmëruan sot organizatat humanitare ndërkombëtare.

Siç lajmëroi DPA, Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) paraqet se pothuajse 700 mijë persona do të detyrohen të ikin nga qyteti verior irakian dhe do të kenë nevojë për ndihmë humanitare.

"Për momentin vetëm 51 mijë vende të lira në kampet ekzistuese të jashtëzakonshme, nga të cilat disa janë të papërshtatshme për shkak të afërsisë së tyre deri te vendet ku pritet të luftohet", deklaroi Karl Shembli, përfaqësuesi i organizatës Këshilli norvegjez për refugjatë.

"Planifikohet të ndërtohen kampe të jashtëzakonshme me kapacitet për 230 mijë persona, por kjo shkaktoi shqetësim, te punonjësit humanitarë për qindra mijëra refugjatët tjerë, të cilët parashikohet se do të arrijnë sapo të fillojë ofensiva në Mosul. Kjo është një vrimë e madhe. Për momentin kur do të ndodh fluksi i aq shumë njerëzve, do të shkaktohet kaos", sqaroi Shembri.

Sipas UNHCR-së, janë të nevojshme pothuajse 200 milionë dollarë, që t'i ndihmohet refugjatëve nga Mosuli, por deri më tani është grumbulluar vetëm një e treta e kësaj shume.

Mosuli është strehimi më i madhe i SHI-së në Irak dhe ekspertët parashikojnë se këtë muaj ndaj tij mund të ndodhë ofensivë e koalicionit.

Armata irakiane dhe SHBA-ja kumtuan se kanë për qëllim të ndërmarrin ofensivë ndaj qytetit, por nuk theksuan kur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail