Pengohet kryengritje në Mosul, SHI-ja ka vrarë të paktën 58 njerëz

Bagdad, 14 tetor 2016 (MIA) - Pjesëtarë të Shtetit islamik kanë penguar kryenegritje në Mosul, të udhëhequr nga një komandant të kësaj organizate dhe me këtë rast kanë vrarë 58 njerëz, për të cilët kanë dyshuar se kanë marrë pjesë në të, njoftuan mediat perëndimore, duke iu referuar deklaratave të qytetarëve dhe forcave irakiane të sigurisë.

Komandanti që e ka udhëhequr kryengritjen gjoja ka pasur për qëllim t'u ndihmojë forcave irakiane që ta pushtojnë Mosulin.

Banorët e këtij qyteti bëjnë me dije se njerëzit që kanë bërë plan për kryengritje janë vrarë me mbytje në ujë dhe se trupat e tyre janë varrosur në varrezë masive në një paralagje.

Mes tyre është edhe ndihmësi lokal i liderit të SHI-së, Abu Nakër al Bagdadi, i cili e ka udhëhequr kryengritjen, por emri i tij nuk u publikua.

Qëllimi i organizatorëve të kryengritjes në SHI ka qenë të dobësohet mbrojtja e Mosulit para betejës së ardhshme, për çka pritet të jetë më e madhja në Irak prej vitit 2003. Mosuli është vatra e fundit e madhe e SHI-së në Irak, ku para përleshjeve jetonin rreth dy milionë banorë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail