KB: Është e mundur që mbi një milion njerëz ta braktisin Mosulin

Nju-Jork, 17 tetor 2016 (MIA) - KB-ja është tejet e brengosur për sigurinë e popullatës në qytetin Mosul pas fillimit të ofensivës së armatës irakiane për ndërmarrjen e qytetit nga grupi xhihadist Shteti Islamik, deklaroi mbrëmë Stiven O'Brajen, zëvendëssekretar i përgjithshëm i organizatës botërore për çështje humanitare.

"Familjet janë eksponuar në rrezik të madh që të gjinden mes dy zjarreve ose të bëhen cak i snajperistëve, si dhe të përdoren si mburojë e gjallë", theksoi O'Brajen.

Ai paralajmëroi se në rastin më të keq rreth 1,3 milion civilë mund të detyrohen t'i braktisin shtëpitë e tyre.

"KB-ja është e gatshme të sigurojnë strehimore për 60.000 persona në kampe dhe objekte për akomodim të përkohshëm.  Në proces të ndërtimit janë kampet e reja, të cilat janë planifikuar për 250.000 njerëz. Të gatshme për dorëzim janë produktet ushqimore për 220.000 familje, si dhe 240 tonë ilaçe", theksoi O'Brajen.

Kryeministri irakian Hajdar Abadi mbrëmë paralajmëroi fillim të një operacioni të madh tokësor për çlirimin e qytetit të dytë sipas madhësisë në vend nga luftëtarët e SHI-së. Mosuli ishte ndërmarrë nga SHI-ja në qershor të vitit 2014.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail