Kryeministri irakian shpalli fillim të operacionit për çlirimin e Mosulit nga SHI-ja

Beograd, 17 tetor 2016 (MIA) - Kryeministri irakian Hajdar al Abadi, i cili është komandat suprem i forcave të armatosura të Irakut, sot herët në mëngjes shpalli fillimin e operacionit kohë të gjatë të pritur tokësor për çlirimin e qytetit të Mosulit nga pjesëtarët e Shtetit Islamik.

Luftëtarët e SHI-së e konsiderojnë Mosulin për kryeqytet të tyre në Irak. Qyteti u dorëzua në duart e tyre nga ana e forcave qeveritare pothuajse pa luftime më 10 qershor të vitit 2014.

Operacioni i forcave irakiane do të mbështetet nga ajri nga koalicioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA-ja.

Kanali televiziv Al Sumaria njoftoi se numri i pjesëtarëve të forcave tokësore, të cilat marrin pjesë në operacion tejkalon 60 mijë ushtarë.

Armata irakiane gjithashtu është e mbështetur nga njësitet antiterroriste dhe grupet lokale paramilitare, si dhe nga formacione peshmerge kurde, Al Hashd al Shabi shiite dhe njësitet e armatosura të fiseve sunite. Në linjë të frontit janë sistemuar qindra njësite teknikë e rëndë dhe armë artilerike.

Në Mosul për momentin jetojnë rreth 1,3 milionë persona. Ata janë mbajtur si pengjë prej mbi gjashtë mijë luftëtarëve të SHI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail