Luftëtarët kurdë pushtuan shtatë vendbanime në rajonin e Mosulit

Bagdad, 17 tetor 2016 (MIA) - Milicitë e armatosura kurde - peshmergë e ndërmorën kontrollin mbi shtatë vendbanime në rrethinën e qytetit irakian Mosul, publikoi televizioni "Al Xhazira".

Rreth 4.000 luftëtarë kurdë janë drejtuar nga pjesa verilindore e qytetit të dytë irakian për nga madhësia. Sipas disa të dhënave, në tërë fushatën marrin pjesë midis 15 dhe 18 mijë kurdë.

Kryeministri irakian, Hajder al Abadi mbrëmë paralajmëroi fillimin e operacionit për ndërmarrjen e strehimores më të madhe të Shtetit Islamik në Irak.

Ofensiva, e ndërmarrë nga forcat irakiane për çlirimin e Mosulit të SHI-së, mund të zgjasë disa javë, madje edhe më shumë, deklaroi një përfaqësues i lartë ushtarak amerikan.

"Lufta do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por irakianët janë të gatshëm dhe ne i mbështesim", theksoi gjeneral-nënkolonel Stiven Taunzend, i cili është komandant i ri i koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja në luftën kundër xhihadistëve.

Sipas Taunzend, koalicioni ka trajnuar dhe armatosur mbi 54.000 ushtarë irakianë.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore për çështje humanitare, StivenO'Brajen mbrëmë deklaroi se KB-ja është jashtëzakonisht e brengosur për sigurinë e popullatës në qytetin Mosul pas përfundimit të ofensivës së armatës irakiane për pushtimin e qytetit nga duart e grupit xhihadist Shteti Islamik.

"Familjet janë të ekspozuara në rrezik të madh të gjenden midis dy zjarresh apo të bëhen cak i snajperistëve, si dhe të përdoren si mburojë e gjallë", theksoi O'Brajen.

Ai paralajmëroi se në rastin më të keq rreth 1,3 milionë civilë mund të detyrohen t'i braktisin shtëpitë e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail