Të paktën 60 të vrarë dhe mbi 120 të lënduar gjatë një sulmi mbi qendrën e policisë për trajnim në Pakistan

Islamabad, 25 tetor 2016 (MIA) - Të paktën 60 persona janë vrarë, ndërsa mbi 120 janë lënduar në një sulm ndaj shkollës policore pranë qytetit Kueta, kryeqytet i provincës Beluxhistan në Veriperëndim të Pakistanit, kumtoi një përfaqësues i poliicës lokale, transmeton DPA.

Mes të lënduarve ka mjekë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Ministri i Punëve të Brendshme i provincës Beluxhistan, Sarfarat Bugti mëngjesin e sotëm tha se operacioni për pastrim të shkollës policore nga sulmuesit ka përfunduar.

Sulmi është kryer nga tre sulumes-vetëvrasës të armatosur, delaroi Bugti. Sulmuesit, të cilët kanë pasur të veshur jelekë me eksploziv janë të vdekur.

"Dy nga sulmuesit-vetëvrasës e kanë hedhur veten në erë, duke shkaktuar viktima, ndërsa i treti është vrarë nga ushtarët tanë", tha gjeneral-majori Sher Afgan në kumtesën e publikuar në gazetën "Don".

Sipas tij, pas sulmit qëndron grupi terrorist sunit pakistanez "Lashkar e Xhangvi al Almi".

Sulmuesit kanë marrë 250 persona për pengje, të cilët pas pastrimit të qendrës janë liruar, shtoi Afgan.

Shkolla e njëjtë policore, në të cilën shkollohen mbi 700 kursistë, është sulmuar në vitin 2006 dhe në 2008.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail