"Tesla" e shënon tremujorin e dytë pozitiv në historinë e saj

Nju-Jork, 27 tetor 2016 (MIA) - Aksionet e "Tesla Motors Ink" janë ngritur pasi ky prodhues amerikan i automjeteve elektrike e shpalli tremujorin e tij të dytë përfitues nga viti 2010 e deri më tani, lajmëroi DPA.

Firma e miliarderit Ilon Mask dhe sipërmarrës në sferën e teknologjisë ka neto të ardhura prej 21,9 milionë dollarë në tremujorin e tretë vjetor. Periudhën e njëjtë, vitit të kaluar, ajo ka shënuar humbje prej 293,2 milionë dollarë.

Të ardhurat e "Tesla"-s për periudhën qershor-shtator të këtij viti janë rritur për 145 për qind, në 2,3 miliardë dollarë - shumë më shumë nga pritjet e njohësve. Aksionet e kompanisë megjithatë e kanë rritur vlerën e tregut për mbi gjashtë për qind.

Kompania "Tesla" është themeluar në vitin 2003, ndërsa në bursë doli në vitin 2010. Deri më tani ka pasur vetëm një tremujor pozitiv  - ai në tremujorin e tretë nga viti 2013, ka përmendur BTA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail