MOST me 3.300 vëzhgues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shkup, 28 tetor 2016 (MIA) - Në funksion të zbatimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike asociacioni qytetar MOST publikoi se fillon me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016 dhe për këtë qëllim ditën e zgjedhjeve do të angazhohen rreth 3.300 vëzhgues në mbarë territorin e Maqedonisë.

Kryetari i MOST, Darko Aleksov, në konferencën e sotme për shtyp, tha se për vlerësimin gjithëpërfshirës të rrjedhës së zgjedhjeve vëzhuguesit e MOST do t'i ndjekin vijimin e fushatës zgjedhore, punën e organeve zgjedhore, votimin e parakohshëm, si dhe procesin e vendimmarrjes për ankesat.

"Për këtë qëllim 80 vëzhgues janë sistemuar në të gjitha komunat në vend dhe i ndjekin aktivitetet e partive politike dhe institucioneve shtetërore si dhe punën e organeve zgjedhore", tha Aleksov.

Prej sot, vazhdoi Aleksov, fillon kontrolli publik në Listën zgjedhore, i cili do të zgjasë deri më 11 nëntor dhe MOST ju bën thirrje qytetarëve t'i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore në zyrat rajonale të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, si dhe faqen e internetit http://izbirackispisok.gov.mk.

Qytetarët për çfarë do parregullsie mund të paraqiten në linjën telefonike falas 080 080 080.

MOST, në kuadër të fushatës për promovimin e mbrojtjes të së drejtës votuese, lirisë dhe fshehtësisë së votëd promovoi edhe video "Vota juaj është vetëm e drejtë e juaja".

Projekti "Vëzhgimi vendor i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016" deri më tani është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Fondi nacional për demokarci.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail