Të paktën 76 të vdekur gjatë rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi

Bogota, 29 nëntor 2016 (MIA) - Të paktën 76 persona e humbën jetën sot gjatë rrëzimit të një aeroplani bolivian me 81 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në pjesën qendrore të Kolumbisë, kumtoi paradite policia kolumbiane.

Me këtë, policia i përgënjeshtroi informacionet mediale paraprake se ekipet për shpëtim kanë gjetur 10 pasagjerë të mbijetuar, si dhe trupat e 25 personave që kanë humbur jetën.

Aeroplani i çarter kompanisë boliviane "Lamija" ka qarkulluar prej Bolivisë drej qytetit kolumbian Medelin.

Me aeroplanin e rrëzuar udhëtonin edhe futbollistët e klubit brazilian "Shapokoense", të cilët nesër duhej të zhvillonin ndeshje në Medelin kundër klubit lokal "Atletiko Nasional" në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.

Radioja Er-Se-En njofton se në mesin e pasagjerëve të mbijetuar janë edhe futbollisti i klubit brazilian Alen Russhel, i cili ka lëndime në kokë dhe në këmbë si dhe portieri Danillo Padilja. Sipas radios, ata janë transferuar në spitalin e qytetit La Seha.

Aeroporti në Medelin në llogarinë në Tuiter theksoi se operacioni për shpëtim është vështirësuar për shkak të motit të keq në rajon si dhe qasjes së vështirë drejt vendit të fatkeqësisë.

Sipas drejtorisë kolumbiane për aviacion civil, shkaqet për fatkeqësinë akoma nuk bëhen të ditura.

"Supozojmë se aeroplani ka mbetur pa karburant", deklaroi kryebashkiaku i La Sehas, Elkin Ospina.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail