Aeroplani që u rrëzua në Kolumbi ka mbetur pa karburant

Bogota, 1 dhjetor 2016 (MIA) - Aeroplani që u rrëzua në Kolumbi të martën, me ç'rast e humbën jetën numër i madh i futbollistëve të klubit brazilian "Shapekoense", ka mbetur pa karburant, lajmërojnë mediat kolumbiane, duke iu referuar disa pjesëve  të bisedës së incizuar të pilotit me kontrollin e fluturimit.

Në disa pjesë të kësaj bisede që u publikua në media, dëgjohet se si piloti disa herë përsërit se urgjentisht duhet të zbresë sepse aeroplani ka "defekt të tërësishëm në elektrikë" dhe nuk ka karburant në rezervuarët.

Mediat zbulojnë se biseda e incizuar e tregon situatën dramatike në kabinën e pilotit  në momentet finale para se fluturakja të rrëzohet në pjesët malore të Kolumbisë në afërsi të qytetit Medelin.

Para se të ndalet incizimi, dëgjohet se si piloti e ka njoftuar kontrollin e fluturimit se aeroplani gjendet në lartësi prej 2.743 metrave.

Në vendin e rënies nuk ka kurrfarë gjurme të shpërthimit, që vetëm i konfirmon fjalët e pilotit se rezervuarët e aeroplanit të tij kanë qenë tërësisht të zbrazëta.

Një ekspert ushtarak i armatës kolumbiane, identitetin e të cilit mediat nuk e zbulojnë, ka deklaruar se "është tejet e dyshimtë" që aeroplani ka mbetur pa karburant.

Sipas tij, tani duhet të hulumtohen arsyet për atë nëse gjatë fluturimit nga Bolivia, karburanti është derdhur pa e vërejtur ekuipazhi ose aeroplani ka fluturuar pa karburant të mjaftueshëm në rezervuarët e tij.

Në këtë fatkeqësi humbën jetën 77 persona, prej të cilëve 19 futbollistë dhe 20 gazetarë, të cilët kanë udhëtuar me ekipin e "Shapekoense".

Rënien e aeroplanit e mbijetuan gjashtë pasagjerë. Prej tyre, dy janë futbollistë të cilët janë në gjendje kritike, por sipas mjekëve kolumbian gjendja është stabile. Portierit të klubit, këmba e të cilit është amputuar, besohet se do t'i amputohet edhe shputa e këmbës tjetër.

Automekaniku i fluturakes, i cili është mes të mbijetuarve, për mediat kolumbiane ka deklaruar se ka mbijetuar vetëm sepse i është përmbajtur standarteve të sigurisë të parashikuara në situata të tilla.

"Derisa pasagjerët kryesisht qëndronin dhe bërtisnin në panikë, unë e mblodha tërë trupin i ulur në ulëse, duke vendosur një valixhe mes këmbëve", deklaroi automekaniku.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail