Bilanci i të vdekurve në zjarrin në Ouklend arriti 36 persona.

Ouklend, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Bilanci i të vdekurve në zjarrin që e përfshiu depon në Ouklend në Kaliforni, është rritur në 36 persona, ndërsa zjarrfikësit e kanë ndërprerë hetimin e mëtutjeshëm, sepse ekziston rrezik që objekti të rrënohet.

Ndihmësi i sherifit të qarkut Alameda, Tija Modeset deklaroi se janë identifikuar 11 viktima. Shumica e të vdekurve janë të moshës midis 20 dhe 30 vjet, ndërsa më i riu ishte 17 vjeçar.

"Ende nuk e dimë arsyen për zjarrin, por absolutisht jemi të bindur se numri i viktimave do të rritet", deklaroi shefja e brigadës së zjarrfikësve, Tereze Delouç Rid.

"Për zjarrfikësit tanë puna nën mure jo të sigurta, të cilat mund të rrëzohen është jashtëzakonisht e rrezikshme. Në këtë moment zjarrfikësit tanë nuk do t'i ekspozojmë në rrezik", shtoi ajo.

Rid paraprakisht deklaroi se disa njerëz arritën të ikin nga depoja, si dhe se në momentin kur ka shpërthyer zjarri, atje ishin midis 50 dhe 100 njerëz. Zjarri shpërtheu natën midis të premtes dhe të shtunës, gjysmë ore pas mesnate sipas kohës lokale. Për shkak të zjarrit është rrënuar kulmi, që i vështirësoi përpjekjet për nxjerrjen e trupave. Ndërtesa nuk kishte sistem për shuarjen e zjarreve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail