Peskov: Sulm i qëllimshëm ndaj spitalit ushtarak rus në Alepo, reagim modest nga bota

Moskë, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot deklaroi se saktësia me të cilën është bombarduar spitali ushtarak rus në qytetin sirian Alepo, tregon se sulmuesit kanë pasur koordinata të sakta dhe tha se Kremlinit i vjen keq që bashkësia ndërkombëtare "shumë modest " reagoi në këtë sulm.

"Na vjen keq që bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe partnerët tanë në SHBA, reagojnë në mënyrë modeste në tragjedinë e granatimit të spitalit tonë në Siri", tha Peskov, ndërsa transmetoi TASS.

Ky, vlerësoi ai, ka qenë bombardim i kryer me shumë saktësi.

"Kjo tregon se militantët, të cilët e kanë kryer sulmin, kanë pasur koordinata përkatëse", vlerëson Peskov. 

Ai shtoi se Moska do të përshëndeste "qëndrim më aktiv" të partnerëve perëndimor për zgjidhjen e situatës humanitare në Alepo.

"Neve na vjen shumë keq që ana ruse në mënyrë të pavarur tenton të sigurojë ndihmë humanitare për popullsinë e cila vjen nga Alepo lindore gjatë ikjes nga robëria në të cilën i hodhën militantët. Në këtë kontekst do të përshëndetnim qëndrim shumë më aktiv të partnerëve tanë perëndimor", tha Peskov.

Ministria Ruse e Mbrojtjes të hënën njoftoi se kryengritësit sirianë kanë kryer sulm ndaji një spitali mobil ushtarak rus në Alepo dhe me këtë rast ka vdekur një, ndërsa janë lënduar dy persona, njoftuan mediat ruse.

Ministria theksoi se përgjegjësia për këtë sulm qëndron te SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, të cilat i mbështesin kryengritësit, transmetuan mediat britanike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail