KB: Retorika fashiste është në rritje edhe në SHBA edhe në Evropë

Nju-Jork, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Standardet për mbrojtje të të drejtave të njeriut në mbarë botën janë nën presion të padukshëm, kumtuan sot Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se retorika fashiste bëhet e përbashkët në pjesët e Evropës dhe të SHBA-së.

Para Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që shënohet më 10 dhjetor, komisari i KB-së për të drejta të njeriut Zeid Rad al Husein u bën thirrje njerëzve në mbarë botën të kundërshtojnë në erozionin e rrezikshëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se "Viti 2016 ishte katastrofik për të drejtat e njeriut në mbarë botën" dhe paralajmëroi se "nëse erozioni rritës i sistemit të ndërtuar me kujdes i të drejtave të njeriut dhe i qeverisjes së të drejtës vazhdon ta marrë malin, në fund të gjithë do të preken nga vuajtja".

Husein shtoi se shumë liderë nuk kanë reaguar në mënyrë efikase dhe sinqerisht në problemet e tilla që nxisin keqpërdorim të druajtjeve të njerëzve, zgjerimin e dezinformatave dhe përçarje.

"Në disa pjesë të Evropës, si edhe në SHBA, retorika kundër të huajve është plot me kritika të mëdha dhe urrejtje, zgjerohet deri në shkallë frikësimi dhe gjithnjë e më pak kontestohet. Retorika fashiste nuk është më e kufizuar në sekret nëntokësor të fashistëve, por ka mbetur pjesë e diskutimit normal ditor", theksoi komisari i KB-së për të drejtat e njeriut.

Ai nesër do të ngrejë fushatë me emrin "Çohu sot për të drejtat e dikujt", duke iu bërë thirrje të gjithëve ta hedhin poshtë urrejtjen dhe dhunën, e cila po kërcohet në ditën e sotme.

"Gjatë trazirave të mëdha dhe ndryshimeve të shpejta, vlerat të cilat mbështesin paqe në mbarë botën janë shumë të rëndësishme që t'i lihen vetëm institucioneve ndërkombëtare dhe qeverive", potencoi Husein.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail