SHI i rrënoi urat në lumin Tigër në Mosul

Moskë, 13 janar 2017 (MIA) - Terroristët nga grupi Shteti islamik (SHI) i ngritën në ajër të gjitha urat në lumin Tigër në qendër të qytetit irakian Mosul, kumtoi sot komanda ushtarake irakiane.
Paraprakisht, "Skaj njus Arabia" lajmëroi se forcat speciale të armatës irakiane së bashku me policinë kanë marrë kontrollin e një nga pesë urave të lumit Tigër në Mosul. Forcat qeveritare më 8 janar arritën deri tek bregu i majtë i lumit.
Mosuli është qendër administrative e provincës Ninevia dhe mbi dy vite ishte nën kontrollin e SHI-së. Ofensiva tokësore për çlirimin e qytetit nga SHI-ja filloi në tetor. Në ofensivë marrin pjesë forca qeveritare, mercenarë irakianë dhe formacione ushtarake kurde peshmergë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail