Paletinezët i përshëndetën vendimet e konferencës së Parisit

Jerusalem, 16 janar 2017 (MIA) - Njeriu i dytë i Organizatës për çlirimin e Palestinës (OÇP), Saeb Erakat i përshëndeti konkluzionet e konferencës në Paris për Lindjen e Afërt, e cila sipas tij "e ka nënvizuar domosdoshmërinë e përfundimit të okupimit izraelit", transmetuan mediat franceze, duke iu referuar një komunikate palestineze.
Në dokumentin e palestinezëve, Erakat i bëri thirrje Francës me urgjencë ta njohë shtetin Palestinez me kufijtë e vitit 1967 dhe kryeqendrën Jerusalemi Lindor.
Ai ju bëri thirrje pjesëmarrësve të tjerë në konferencë ta njohin Palestinën, në të njëjtën mënyrë siç e kanë njohur Izraelin.
Konferenca u mbajt dje pa përfaqësuesit e Izraelit dhe palestinezëve, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues të rreth 70 vendeve. Në deklaratën përfundimtare ata përsëri e shprehën mbështetjen e tyre për bashkëjetesë të qytetarëve të dy shteteve - izraelitë dhe palestinezë dhe paralajmëruan se nuk do të njohin veprime të njëanshme, të cilat janë kanosje për gjetjen e zgjidhjes përmes negociatave.
Erakat nënvizoi se ky është mesazh ndaj Izraelit se duhet t'i respektojë ligjet ndërkombëtare dhe ta përfundojë okupimin e Palestinës, që të mund të hapet rruga për paqe dhe stabilitet në rajon.
Sipas Izraelit, megjithatë, konferencë në Paris të dyja vendet dhe rajoni i largon nga paqja.
"Kjo konferencë ndërkombëtare dhe rezolutat e KB-së vetëm i largojnë perspektivat për paqe, pasi që palestinezët i nxisin të refuzojnë negociata të drejtpërdrejta me Izraelin", theksoi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme.
Britania e Madhe, gjithashtu, shfaqi rezerva, ndaj konferencës së Lindjes së Afërt në Paris dhe nuk e nënshkroi deklaratën përfundimtare, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë.
"Kemi rezerva të veçanta ndaj konferencës ndërkombëtare, e cila pati për qëllim që të lëvizin negociatat paqësore midis të dyja palëve, pa marrë pjesë vetë në Konferencën, e cila po mbahet kundër vullnetit të izraelitëve", thuhet në mesazh.
Në kumtesë theksohet se për këtë arsye Londra ka marrë pjesë me statusin e vëzhguesit të konferencës dhe nuk e ka nënshkruar deklaratën përfundimtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail