Të paktën 37 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani transportues turk në Kirgizi (video)

Bishkek, 16 janar 2017 (MIA) - Tridhjetë e shtatë persona sot e humbën jetën nga rrëzim i një aeroplani transportues turk në një fshat në afërsi të Bishkekut, kryeqendrën e Kirgizisë, transmeton DPA.
Njëmbëdhjetë persona me lëndime të rënda janë transferuar në spitalin e Bishkekut, shton TASS.
Aeroplani "Boing 747", duket, se nuk e ka qëlluar pistën derisa ka tentuar që të aterojë në kushte të mjegullave të dendura.
Aeroplani është rrëzuar në një vendbanim në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Manas dhe disa qindra metra ka lëvizur nëpër fshat, duke i shkatërruar mbi 30 shtëpi.
Shumica e viktimave janë banorë lokalë, ndërsa në mesin e tyre të paktën gjashtë janë fëmijë. Në vendin e fatkeqësisë ka shpërthyer zjarr, i cili tashmë është shuar.
Kompania pronare e aeroplanit "ACT Havayollari" është lidhur me autoritetet në Kirgizi për t'i sqaruar shkaqet për fatkeqësi, njofton TASS, duke cituar një përfaqësues të aviokompanisë.
Aeroplani ka fluturuar nga Hong-Kongu drejt Bishkekut dhe është rrëzuar gjatë aterimit në Bishkek. Shkaku për fatkeqësinë akoma nuk bëhet i ditur, kumtoi aviokompania. Prej saj konfirmuan se aeroplani është drejtuar prej ekipit katëranëtarësh.
Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, sot nënshkroi dekret me të cilin 17 janarin e shpalli Ditë zie kombëtare për shkak të incidentit, transmeton TASS, duke iu referuar pres shërbimit të shefit të shtetit.
Atembaev e urdhëroi Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme t'ua japë të gjithë ndihmën e domosdoshme familjeve të viktimave dhe të aktivizohet puna e shpëtuesve në rajonin ku është rrëzuar aeroplani për eliminimin e pasojave të tragjedisë.
Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çaushogllu, sot përmes telefonit bisedoi me homologun kirgiz, Erlan Abdildaev, të cilit ia shprehu keqardhjen turke për tragjedinë, tramsnetuan mediat amerikane.
Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe nga Kirgizia filloi fushatë për tubimin e mjeteve për familjet e të pësuarve dhe viktimave, shtoi TASS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail