Tetë persona posedojnë shumicën e pasurisë së botës

Davos, 16 janar 2017 (MIA) - Vlerësimet e reja tregojnë se vetëm tetë persona posedojnë pasuri aq sa edhe gjysma e popullsisë së varfër të botës.
Derisa prej rritjes ekonomike përfitojnë vetëm më të pasurit, pjesa tjetër e shoqërisë, veçanërisht të varfërit, vuajnë, thuhet në raportin e Oxfam, një konfederatë ndërkombëtare e organizatave që merren me zhdukjen e varfërisë globale.
"Vetë mënyra se si janë ndërtuar ekonomitë tona dhe parimet e këtyre ekonomive na kanë çuar në këtë pikë ekstreme, të paqëndrueshme dhe të padrejtë", thekson Oxfam .
"Ekonomia jonë duhet të ndalojë shpërblimin e tepruar të atyre që janë shumë të pasur dhe të fillojë të merret me të gjithë njerëzit", thuhet në raport.
Sipas të njëjtit, për një ekonomi më humane duhen qeveri më përgjegjëse dhe më vizionare, që punojnë në interesin e punëtorëve dhe prodhuesve, transmeton REL.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail