Xhorxh Bush më i vjetri është hospitalizuar në një spital në Teksas

Hjuston, 18 janar 2017 (MIA) - Ish-presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush i vjetri është pranuar në spital në qytetin Hjuston në shtetin federal amerikan Teksas, lajmëroi televizioni KHOU11.
Informacionin e konfirmoi edhe shefja e Kabinetit të tij, Xhin Beker, e cila deklaroi se sipas mjekëve, 92 vjeçari Bush më i vjetri është në gjendje stabile shëndetësore.
"Gjithçka është në rregull", deklaroi Beker, duke shtuar se shpreson se Bush për disa ditë do të lëshohet nga spitali dhe do të kthehet në shtëpinë e tij.
Beker nuk i kumtoi arsyet për shkak të së cilave ish-presidenti amerikan ka përfunduar në spital.
Bush më i vjetri, i cili ishte president i SHBA-së nga viti 1989 deri në vitin 1993, viteve të fundit kishte probleme të shpeshta me shëndetin dhe disa herë është hospitalizuar. Në vitin 2015 ai është rrëzuar në shtëpinë e tij dhe e ka thyer vertebrën.
Kohë më parë Bush më i vjetri kumtoi se nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në ceremoninë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp, që do të mbahet të premten në Uashington.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail