Verikoreanët e kremtojnë ditëlindjen e liderit të ndjerë Kim Xhong-il

Phenian, 16 shkurt 2017 (MIA) - Verikoreanët e shënojnë ditëlindjen e liderit të ndjerë Kim Xhon-il, pa e ditur se para disa ditëve në Malazji është vrarë Kim Xhong-nam, djali i tij më i madh dhe gjysmëvëllai i liderit aktual verikorean Kim Xhong-un.
Si çdo vit, në kremtim janë përfshirë vallëzime dhe vendosje të kurora të luleve para përmendoreve të bronzta.
Në mediat shtetërore nuk ishte komunikuar për vdekjen e Kim Xhong-nam, që sipas disa raporteve është rezultat i vrasjes të planifikuar me kujdes.
Njëherit, gjysma e banorëve të Koresë veriore nuk dinë fare për ekzistimin e Kim Xhong-nam, për të cilin konsiderohet se e ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së fundit në egzil jashtë Koresë Veriore.
Në qendrën e Phenianit prej herët në mëngjes mijëra njerëz dalin që të vendosin lule para përmendoreve të liderëve të ndjerë Kim Xhong-il dhe Kim Il-sen, i cili është themelues i Koresë Veriore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail