Pens: Do të jemi me NATO-n dhe Evropën dhe synojmë drejt bashkëpunimit me Rusinë

Munih, 18 shkurt 2017 (MIA) - Nënpresidenti amerikan, Majk Pens iu ka thënë liderëve evropianë se Shtetet e Bashkuara "tani dhe gjithmonë do të jenë aleati juaj më i madh", duke u munduar kështu që të heq shqetësimet rreth përkushtimit të Uashingtonit ndaj lidhjeve transatlantike nën udhëheqjen e presidentit Donald Tramp.
Duke folur sot në Konferencën e Sigurisë në Munih, Pens ka theksuar se "lidhja e qëndrueshme" në mes të SHBA-së dhe Evropës është ndërtuar jo vetëm mbi "fuqinë e armëve”, por edhe mbi bazën e përbashkëta dhe parimet që ne i duam shumë: lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit".
Ai ka thënë se e ka sjellë një mesazh nga Tramp: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm NATO-n, dhe nuk do të lëkundën” në përkrahjen për këtë aleancë.
Në të njëjtën kohë, Pens disa herë e ka përsëritur thirrjen e Trampit për aleatët evropianë që të kryejnë obligimin e tyre rreth shpenzimeve për mbrojtjen ushtarake, duke kujtuar se vetëm pesë vende anëtare të NATO-s e kanë arritur cakun e shfrytëzimit të 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor për ushtrinë.
“Ka ardhur koha që të bëhet më shumë”, ka thënë në këtë drejtim, Pens.
Ai ka thënë se SHBA "do e mbajë Rusinë përgjegjëse për ndërhyrjen në Ukrainë ndonëse kërkon bashkëpunim me Moskën, që Tramp ka thënë se beson se do e arrijë.
Rusia duhet t’i përmbahet marrëveshjes për armëpushim të Minskut të arritur në vitin 2015 dhe duhet patjetër të filloj që të ndikojë në qetësimin e situatës në Ukrainën lindore, ka thënë më tej Pens.
Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-ja mbetët e përkushtuar për tu siguruar që Irani të mos ndërtojë armë bërthamore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail