Guteresh dëshiron në KB të krijohet sektor i ri për luftë kundër terrorizmit

Nju-Jork, 23 shkurt 2017 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara propozoi në Organizatën botërore që të krijohet një sektor i ri për luftë kundër terrorizmit, i cili do të kryesohet nga zëvendësi i tij.
Guteresh këtë e deklaroi dje në seancën joformale të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.
"Në mënyrë jozyrtare më propozuan këtë: është e domosdoshme që të ndahen target grupi për kryerjen e aktiviteteve antiterroriste dhe selia e KB-së për luftë kundër terrorizmit nga Sektori për çështje politike dhe të krijohet sektori i ri për luftë kundër terrorizmit. Qëllimi i vetëm i kësaj mase është të rritet efikasiteti, pa ndryshuar mandatet ekzistuese në sferën e veprimtarive kundërterroriste", theksoi Guteresh.
Sektori i ri do të dorëzojë raport për punën para Asamblesë së përgjithshme, përmes sekretarit të përgjithshëm.
Sipas Guteresh aktivitetet e këtij sektori nuk do ta çrregullojnë sovranitetin nacional të ndonjë shteti-anëtar.
"Qëllimi është ta përforcojmë partneritetin me vendet-anëtare të KB-së në luftën kundër problemit transnacional për terrorizmin, i cili duhet të zgjidhet sa më parë", theksoi sekretari i përgjithshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail