NASA: Janë zbuluar shtatë planete, e mundur në to të ketë edhe kushte për jetë

Nju-Jork, 23 shkurt 2017 (MIA) - Një ekip ndërkombëtar i astronomëve kanë zbuluar një sistem të ri të yjeve që përbëhet prej shtatë planetave me madhësi të Tokës dhe të cilat janë në rripin ku është e mundur të ketë temperatura të matura dhe ujë, publikoi NASA.
Sistemi është larg rreth 40 vite dritë, ndërsa planetet lëvizin rreth yllit të ftohtë Trapist-1. Në tre prej këtyre planeteve është e mundur të ketë oqeane, ndërsa në bazë të proceseve në të cilat janë formuar, mund të konkludohet se me siguri kanë edhe atmosferë.
Asnjë deri tani sistem i njohur nuk përmban kaq planete që i ngjajnë Tokës.
Rol kryesor në zbulimin e këtij sistemi ka teleskopi robot, të cilin e kanë drejtuar shkencëtarë nga universiteti Xhon Murs në Liverpul. Bëhet fjalë për një nga instrumentet të cilat përkrahin observacione të teleskopit të NASA-s, Spajser, më i madhi në botë.
Planetet janë zbuluar me të a.q. metodë tranzite që përfshin regjistrimin e erësimit të vogël që paraqitet kur planetet janë në rrugë mes teleskopit dhe yjeve.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga të gjitha shtatë planetet, ujë mund të ketë në gjendje3 agregate, por në planetet e brendshme Trapist - 1b,c,d, me siguri është shumë ngrohtë përveç ndoshta në disa pjesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail