Tramp në Kongres i prezantoi planin për ndryshime në sistemin shëndetësor

Uashington, 1 mars 2017 (MIA) - Në fjalimin e tij të parë para Kongresit të SHBA-së pasi e mori funksionin presidenti amerikan Donald Tramp i prezantoi drejtimet e përgjithshme të ndryshimeve që i planifikon në sistemin shëndetësor, transmetuan mediat amerikane.
Shfuqizimi i reformës shëndetësore të Barak Obamës, e cila ishte prioriteti më i rëndësishëm politik i presidentit paraprak amerikan, ishte premtimi kryesor parazgjedhor i Trampit.
Në fjalimin e tij para Kongresit, shefi i shtetit premtoi që personat të cilët paraprakisht kishin probleme shëndetësore që të kenë qasje deri te sigurimi mjekësor. Tramp ka qëllim, gjithashtu, të lejojë blerje të sigurimit shëndetësor në shtet të ndryshëm nga ai i vendit të banimit. Planet e tij parashikojnë edhe kredi tatimore dhe fatura të sigurta shëndetësore, që amerikanëve do t'u ndihmojnë ta blejnë sigurimin shëndetësor.
Njëkohësisht, Tramp theksoi se do ta shfuqizojë kërkesën që të gjithë qytetarët e SHBA-së të kenë sigurim shëndetësor.
"Obligimi që të gjithë amerikanët të blejnë sigurim shëndetësor, i aprovuar nga qeveria, asnjëherë nuk ka qenë vendim i drejtë për vendin", nënvizoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail